LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Publiku ka stigmatizuar Veliun, por Avdullah Hoti ishte oponenti më i madh i Qeverisë Kurti

Bislimi: Publiku ka stigmatizuar Veliun, por Avdullah Hoti ishte oponenti më i madh i Qeverisë Kurti

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Bislimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Hoti i ka shkaktuar dëme qeverisë sidomos me disa deklarata.

Ai thotë se Hoti ka dhënë deklarata të veta dhe i ka paraqitur si qëndrime të qeverisë, përcjell Telegrafi.


“Hoti kurrë nuk i ka sjellë ato si propozime në qeveri”.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se ka takuar kompani të internetit për të sqaruar keqkuptimet që ka krijuar Hoti me deklarata.

“Unë është dashur të mbaj disa takime që të relativizoj dëmet që ka shkaktuar ai”.

Bislimi thotë se në publik është stigmatizuar Agim Veliu por sipas tij Hoti ka qenë oponenti më i madh në qeveri.

“Në publik është stigmatizua zoti Veliu si oponenti më i madh i kësaj qeverie. Ai mbase ka qenë dembeli më i madh në qeveri, por oponenti më i madh në qeveri ka qenë Avdullah Hoti”.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se Avdullah Hoti që në ditën e parë ka penguar punën e qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori