Bislimi: Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike ka mungesa, askush nuk e di se cili është objektivi i ndryshimit të tij
Rreth 80 për qind e grave në Kosovë nuk kontribuojnë në tregun e punës dhe gjendja e tyre është vështirësuar me përhapjen e pandemisë, për çka po kërkohet politika më serioze sociale të shtetit për 2021. Veç tjerash, po thuhet se pako e rimëkëmbjes ekonomike të ketë të definuara mirë masat që do të ndërmerren, meqë pakos së prezantuar në Kuvend po i mungojnë ato.
Kështu u tha në diskutimin e sotëm me temën “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021”, organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).
Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasojat e pandemisë në Kosovë kanë filluar të ndihen pak më vonë se vendet e tjera. Sipas tij, masat e para që ka ndërmarrë Qeveria Kurti, ishin për dyfishimin i ndihmave për kategoritë sociale, të cilat përfshijnë pesë për qind të popullatës.
“Në Kosovë janë diku 25 mijë familje që përfitojnë nga kjo skenë që në total i bie diku 100 mijë qytetarë apo 5 për qind e popullatës, të cilët jetojnë me më pak se 83 centë në ditë. Dhe kemi thënë se për shkak se pandemia po ndikon në rritjen enorme të çmimeve të konsumit të mallrave dhe konsumit bazik, kjo kategori nuk do ta përballojë. Rrjedhimisht do t’i ekspozohet më shumë riskut për infektim, andaj masa e parë ka qenë për 3 muaj dyfishimi i ndihmës sociale”, tha ai.
Veç tjerash, theksoi se prej masave që ka marrë kjo qeveri, janë atakuar 16 për qind e popullatës. Ai ka përmendur edhe qytetarët të cilëve iu është rrezikuar vendi i punës, e që sipas tij janë ndihmuar bizneset deri me 50 për qind, ose mbulim të pagës së punëtorëve.
Ai foli edhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, për të cilën ende nuk ka marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Projektligji nuk ka asnjë masë. Mungon pjesa e parë që tregon zotimet apo objektivat në sektorin publik. Mungon komplet segmenti që tregon se cilat masa do të jenë. Te pakoja jonë e rimëkëmbjes kanë qenë 30 masa. Mungon komplet pjesa e tretë mbi financimin e këtyre masave dhe mungon komplet pjesa e katërt që tregon kushtet. Projektligji ka një pjesë të vogël të segmentit të pestë që tregon disa masa shoqëruese. I gjithë projektligji që është në parlament për momentin thotë “ne do të ndryshojmë këtë ligj, do të ndryshojmë këtë ligj”. Mirëpo, askush nuk e di se cili është objektivi i ndryshimit të këtij projektligji dhe çfarë synohet të arrihet”, tha ai.
Bislimi foli edhe fuqizimin e grave dhe sa janë dëmtuar ato gjatë kësaj kohe, ku sipas tij ka defekte serioze në ekonominë e Kosovës. Siç tregoi ai, mbi 80 për qind e grave nuk kontribuojnë në tregun e punës. Ai theksoi se shumë gra nuk mund të punojnë për shkak se është orari strikt – tetë orë në ditë.
E ligjëruesi i Politikave Sociale, Artan Mustafa, tha se Kosova ka një sistem të paqëndrueshëm të politikave sociale, për çka theksoi se pandemia do e vështirësojë edhe më shumë.
“Kemi nevojë mbi të gjitha për informacion për implementimin e shpenzimeve social që prej fillimit të pandemisë, e të cilin e ka publikuar qeveria në 100 ditët e para të Qeverisë Kurti. Prej atëherë nuk ka asnjë informacion publik, asnjë raport as Ministria e Financave, as e Ekonomisë, as Zyra e Kryeministrit. Kjo është një papërgjegjësi e madhe publike”, tha Mustafa.
Ndërsa, drejtoresha e Institutit GAP, Nora Latifi Jashari, tha se gjendja ekonomike në Kosovë është e rëndë, sidomos për gratë pasi shumica prej tyre kanë mbetur pa punë.
“Janë mbi 25 mijë familje që marrin ndihmë sociale, e ku një e treta e këtyre bartësve janë gra. Gjendja ekonomike në Kosovë është shumë e rëndë për të gjitha shtresat, bëhet shumë më e rëndë sidomos për gratë edhe sidomos nëse janë nga grupe të margjinalizuara të shoqërisë”, tha ajo.
Në këtë diskutim u nënvizua se sektorët të cilët rrisin eksportin dhe iu japin hapësirë grave duhet të shihen me prioritet nga qeveria. Megjithatë, sipas tyre secili biznes duhet të subvencionohet, pasi që në të kundërtën bëhen dallime. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025