Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022, është ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në diskutimin e tij në kuadër të diskutimit në tryezën “Agjenda Evropiane 2022” ka folur mbi të arriturat e evidentuara në raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian.
Duka folur për Raportin e progresit të Komisionit Evropian, Bislimi ka thënë se “raporti fillon me theksimin e stabilitetit politik”.
“Tregon se Qeveria është gjetur e përgatitur për të përballuar më së miri situatat të cilat kanë ardhur si ndikim nga jashtë. Raporti tregon edhe se Qeveria ka patur qasje të mirë dhe ka treguar maturitet fiskal në këto periudha, për t’i rezistuar masave populiste, ku raporti i Komisionit Evropian evidenton si shembull rastin e tërheqjes së trustit”, ka shkruar Bislimi, transmeton, Telegrafi.
Sipas tik, është gjithashtu dhe dyfish më i rëndësishëm krahasimi i planit operativ, kur vendi përballet me sfida si pandemia, kriza energjetike dhe inflacioni.
“Për herë të parë, raporti për vendin është konservativ për ndërhyrjet politike, pra nuk ka vlerësim ku thuhet që ka ndërhyrje apo vullnet për ndërhyrje politike në institucionet publike”.
Më tej, ai thotë se “në një vit, Qeveria i ka dhënë zgjidhje problemeve që kanë ekzistuar për vite me radhë dhe që kanë qenë kërkesa të vetë BE. Terminali doganor, ligji për financimin e partive politike, racionalizimi i agjensive janë vetëm disa prej shembujve të shumta”.
“Gjithashtu, përveç hartimit të strategjive, është vlerësuar puna në kriteret ekonomike si rimëkëmbja, formalizimi i vendeve të punës si dhe ulja e deficitit”.
Bislimithotë se tek sundimi i ligjit, në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë fusha kyçe ku vlerësohemi për maturitetin evropian.
Ai ka falënderuar institutin ‘’Epik’’ dhe GIZ për ftesën dhe organizimin e kësaj tryeze, ku ishin pjesëmarrës dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, anëtarë të komisionit parlamentar për Integrim Evropian dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merret vendimi për kanabisin mjekësor, përcaktohen zonat në Shqipëri ku do të mbillet

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët