LAJMI I FUNDIT:

“Biseduam dhe i rregulluam gjërat”, Ancelotti konfirmon se Real Madridi është rikthyer në normalitet

“Biseduam dhe i rregulluam gjërat”, Ancelotti konfirmon se Real Madridi është rikthyer në normalitet

Real Madridi i dha fund vitit 2024 me një fitore mbresëlënëse, teksa ata mposhtën me rezultat 4-2 Sevillan në ‘Santiago Bernabeu’.

Ky rezultat bëri që ata ta tejkalojnë Barcelonën në renditje dhe të ngjiten në pozitën e tretë në tabelës, ndërsa mbeten një pikë pas Atletico Madridit që është lider.

“Ne ndihemi mirë në sulm. Sot na mungoi një lojtar i rëndësishëm siç është Vinicius, por lojtarët u paraqitën mirë, të gjithë patën një ndeshje të shkëlqyer”.


“Ne gjithashtu luajtëm më mirë nga mbrapa dhe kur sulmonim me pasime të mira nga mbrojtja ne kishim më shumë raste”, ka thënë Ancelotti.

Ndryshime të mëdha në fazën e mbrojtjes – Real Madridi po planifikon transferimin e dy yjeve në atë pozitë
Lexo po ashtu Ndryshime të mëdha në fazën e mbrojtjes – Real Madridi po planifikon transferimin e dy yjeve në atë pozitë

65-vjeçari dha gjithashtu vlerësimin e tij se ekipi i tij është rikthyer në formën e tyre më të mirë pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Pas humbjes ndaj Milanit, ne biseduam dhe i rregulluam gjërat. Ne jemi rikthyer dhe kemi sqaruar të gjitha gjërat”.

“Kur diçka nuk shkon mirë, ju jeni përgjegjës. Faleminderit për mbështetje ndaj lojtarëve dhe klubit, ata asnjëherë nuk më shfaqën mua ndonjë shqetësim, por vetëm qetësi dhe mbështetje”, përfundoi italiani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori