Birra Peja fiton çmimin "Top importers of U.S. Brands" në Panairin “AmCham Expo Space”

Në një ngjarje të rëndësishme që bashkon bizneset më të suksesshme dhe inovative, Birra Peja ka fituar një vlerësim të lartë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham). Në panairin prestigjioz "AmCham Expo Space", Birra Peja u nderua me çmimin “Top Importers of U.S. Brands".Presidentja e kompanisë, Jona Devolli, u ngjit në skenë për të pranuar këtë çmim të rëndësishëm, duke përfaqësuar krenarinë dhe përkushtimin që ekipi i Birra Peja ka treguar ndër vite. Ky çmim është një njohje e merituar për përpjekjet dhe arritjet e tyre në treg.
Ky çmim nuk është thjesht një trofe nga të shumtit që Birra Peja ka pranuar, është një dëshmi e kërkesës dhe vlerësimit të lartë që produktet e Birra Peja kanë arritur jo vetëm në vend, por edhe në tregjet ndërkombëtare.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































