Në Twitter është duke qarkulluar një video e pazakontë në të cilën shfaqet një bionde e veshur me rroba banjo, e cila duke menduar se do të kënaqet duke kërcyer në liqen, ajo një gjë kishte harruar - se uji ishte ngrirë.

Rusja atraktive kishte dashur të bëjë "akrobacione" në temperaturat e ulëta pranë një liqeni, por jo gjithçka shkoi siç ajo e kishte paramenduar, transmeton Telegrafi.


Ajo hoqi kapelën nga koka dhe pa u menduar dy herë kërceu, por nuk përfundoi në ujë - në akull.

Pas këtij veprimi kanë filluar të "shpërthejnë" komentet e ndryshme të atyre që e kanë parë videon, ku disa e komplimentonin bionden për guximin derisa një pjesë tjetër e konsideronin të marrë.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se herën tjetër kjo ruse do të mendohet dy herë para se të hidhet në ujë, pasi mund ta pësoj në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

https://twitter.com/dubrovskii75/status/1062616321601486848