Jadon dhe Anias McDonald nga New Yorku, që kishin lindur me koka të ngjitura, janë prezantuar pas operacionit të suksesshëm dhe shërimit të plotë.

Vëllezërit 15-muajsh kanë pasur të njëjtën kokë, por jo edhe tru të përbashkët duke bërë që operimi të mos ketë komplikime, transmeton Telegrafi.


Për të ndarë të vegjlit, është dashur organizmi i një stafi prej 40 specialistëve të cilët kanë hulumtuar dhe më pas e kanë kryer intervenimin.

Në videon e postuar më poshtë, shihen ata derisa janë ende të ngjitur, si dhe pasi të kenë kryer operimin, ndërsa në fotografinë e postuar së fundmi shfaqen mjekët që ishin në krye të operimit, së bashku me fëmijët e shëndoshur nga plagët. /Telegrafi/