LAJMI I FUNDIT:

Bilanci pas tërmetit: Në Tiranë 187 banesa të dëmtuara, në Durrës 56 persona në spital dhe 188 banesa të dëmtuara

Bilanci pas tërmetit: Në Tiranë 187 banesa të dëmtuara, në Durrës 56 persona në spital dhe 188 banesa të dëmtuara

Qeveria është mbledhur në ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke folur për dëmet tha se ka pasur kryesisht dëme materiale në Durrës dhe Tiranë.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhet një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurit për t’i dëmshpërblyer”, tha Xhaçka.

Ndërkohë prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari raportoi se në orën 18:00 u mblodh komisioni i emergjencave Tiranë duke parë situatën, popullsia pati panik. Duke parë që më shumë kishte panik se dëme vendosëm të ngrinim qendrat e emergjencave përveç 4 qendrave të bashkisë, për tu treguar qytetarëve se nuk ishin vetëm. Aty ku ishin më tepër dëmtimet ngritëm gjashtë qendra pritëse, shpërndamë batanije, ujë dhe kishte edhe ambulanca.


Tërmetet vazhdojnë, i fundit shkund Tiranën dhe Durrësin në ora 9 të mëngjesit
Lexo po ashtu Tërmetet vazhdojnë, i fundit shkund Tiranën dhe Durrësin në ora 9 të mëngjesit

Pas orës 12 pati panik më shumë sidomos te Don Bosko. Sollëm çadra. Në 6 të mëngjesit montuam 19 çadra. Njerëzit nuk pranonin të iknin në qendra sociale.

Aktualisht ka punonjës në terren, që 187 dënime banesash, 20 pallate me çarje, Por do bëjmë vlerësime të mëtejshme.

Momenti kur tërmeti godet Tiranën gjatë mbledhjes së Qeverisë
Lexo po ashtu Momenti kur tërmeti godet Tiranën gjatë mbledhjes së Qeverisë

Prefekti i Durrësit ndërkohë tha se, njerëzit ishin në panik të madh. bashkëpunuam me strukturat për të ulur panikun. Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion grupet e emergjencës, nuk kishte viktima, 56 të ardhur në spital 21 me fraktura. Kemi 188 ndërtesa të plasaritura, dy shkolla dhe 9 pallate. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori