Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për kohën pas zgjedhjeve nacionale kur PDK-ja nuk gjente partner koalicioni.

Ai ka treguar se në atë kohë, Nisma ka pas ofertë nga PDK hiq më pak se udhëheqjen e gjysmës së Qeverisë, por që e refuzuan.


“Premtimi ka qenë që nuk do të hyjmë në koalicion me PDK-në, sepse PDK duhet të kalojë një mandat në opozitë. Ne kemi pas ofertë për gjysmën e Qeverisë dhe nuk shkuam”, tha ai.

Sherifi foli edhe për çështjen e demarkacionit, për të cilën tha se nuk do të ketë nevojë për gaz e dhunë, që të ndalet.

Mos pasja e votave për ratifikimin e kësaj marrëveshje sipas Sherifit, do t’i humbte legjitimitetin kësaj legjislature./Telegrafi/