BIK shkarkon imamin Drilon Gashi, tha se ateistët mund të shkojnë në xhenet

Bashkësia Islame e Kosovës, ka shkarkuar nga puna imamin e xhamisë Nur në Vitomericë të Pejës, Drilon Gashin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë imami Hoxha, nëpërmjet një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook.
Gashi ka thënë se BIK ka shkarkuar atë me arsyetimin e se ka shkelur librin e shenjtë Kuranin dhe traditën profetike.
Ai ka theksuar se nuk është i zhgënjyer pse po i mbyllet dera e xhamisë, por që siç ka shkruar ai po i dhemb zemra për sistemin e instaluar brenda institucionit më të madh fetar.
Shkrimi i plotë:"Ringjallja e inkuizicionit nga udhëheqësja e sotme e Bashkësisë Islame Të nderuar miq Ju njoftoj që sot e mora këtë vendim nga kryesia e Bashkësisë Islame, përmes të cilit më shkëputet kontrata e punës dhe shkarkohem përfundimisht nga detyra e imamit në Xhaminë Nur në Vitomericë të Pejës.
Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia paskam shkelur Kuranin dhe Traditën profetike!
Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin, të vërtetën dhe ti qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit.
Theksojmë se imami Drilon Gashi, ishte suspenduar edhe më herët nga BIK-u, për shkak të pikëpamjeve të tij. /Telegrafi/























































