Gjatë këtyre ditëve në Turqi është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, “Best Of Rumeli Odulleri”, që njëherësh përzgjedh artistët më të mirë në Ballkan.

Evenimenti, i organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli nën sponsorizimin e Demiroren Media Group, ka vlerësuar edhe një artiste shqiptare.


Bëhet fjalë për yllin nga Maqedonia, Big Mama, e cila është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”.

Screenshot 7 39 Big Mama (Foto: Instagram)

Gjithashtu, janë shpërndarë edhe çmime të tjera në kategori të ndryshme duke nderuar gazetarët, producentët, aktorët, shkrimtarët e po ashtu edhe ata të fushës së modës.

Lista me fituesit e plotë të kësaj ceremonie:

Artisti më i mirë - Muammer Ketencioglu

Artisti më i mirë rumelian - Rumeli Dogan

Producenti më i mirë në një radio - Hopsa Ayhan

Transmetuesi më i mirë i Radios Kombëtare - Emre Mutlu

Aktorja më e mirë - Demet Evgar

Aktori më i mirë - Can Nergis

Gazetari më i mirë - Yalçin Bayar

Artistja më e mirë femër - Gulçin Ergu

Artisti më i mirë mashkull - Ozgun Ugurlu

Shkrimtari më i mirë - Alev Alatli

Basketbollisti më i mirë - Melih Mahmutoglu

Kreatorja më e mirë - Perihan Aki

Filmi më i mirë - Annemin Yarasi

Skenaristi më i mirë - Gani Mujde

Artistja më e mirë maqedone - Elena Ristevska

Artistja më e mirë boshnja - Hanka Paldum

Artistja më e mirë shqiptare - Big Mama. /Telegrafi/