Big Mama rrëfen historinë prekëse të aksidentit tragjik ku i vdiq shoku: Mua më kthyen në jetë me elektroshok
Foto: Top Channel
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit kanë treguar histori të ndryshme personale dhe rrëfime të ndryshme prekëse.
Së fundi ishte këngëtarja e njohur, Big Mama, ajo që gjatë një diskutimi me banorët ka kujtuar aksidentin tragjik në të cilin humbi mikun e saj.
Këngëtarja nga Tetova tregoi se aksidenti kishte ndodhur në liqenin e Strugës, ku miku i saj ndërroi jetën, teksa ajo u rikthye në jetë nga ndërhyrja e mjekëve me elektroshok.
“Ju e dini se jam mbytur në ujë, unë me shokun, ai ka ndërrua jetë, edhe unë kam vdekur më kanë kthyer me elektroshok, para nëntë vitesh, në liqenin e Strugës, ndonjëherë në jetë nuk është vetëm fobia”, ka thënë Big Mama.
Kujtojmë që këngëtarja është ndër banorët më të reja të shtëpisë, e cila hyri vetëm pak javë më parë.
Ndërsa sonte ( e premte) në spektaklin javorë pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë në garë për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.