Site icon Telegrafi

Bien për 5 miliardë dollarë rezervat monetare në Rusi

Rezervat ndërkombëtare të Rusisë në janar të vitit 2021 kanë shënuar një rënie për 5 miliardë dollarë krahasuar me muajin e kaluar dhe aktualisht janë 590 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka Qendrore e Rusisë, përcjell AA, rezervat ndërkombëtare të vendit më 1 shkurt u ulën me 0.84 për qind.

Rezervat monetare janë rezervat shtetërore të valutave të huaja, metaleve të çmuara, të tilla si ari, por edhe instrumente të tjera financiare që shteti përdor për të zgjidhur transaksione ndërkombëtare në valutë të huaj dhe tregje të tjera.

Këto rezerva mundësojnë tregtinë ndërkombëtare pasi ato sigurojnë likuiditetin ndërkombëtar të vendit dhe shfrytëzohen për financimin e bilanceve negative dhe çekuilibrin e bilancit të pagesave të vendit.

Një vend që ka vëllim më të madh të rezervave ndërkombëtare është më i aftë të kryejë transaksione të shpejta me vendet e tjera pa pengesa. /Telegrafi/

Exit mobile version