Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është “më e keqja në 10 vitet e fundit”. Ai thotë se Beogradi është përgjegjës për situatën në veri. “Çdo hap drejt zgjidhjes është humbje për pushtetin aktual serb”, ka thënë ai.
“Po flas për nivelin e gjuhës së urrejtjes nga serbët ndaj shqiptarëve, çdo ditë përdoren fjalë shumë të ashpra dhe e gjithë kjo e ndryshon atmosferën aq sa është e vështirë të imagjinohet pranimi i ndonjë marrëveshjeje që mund të përmbajë njohjen e interesave të palës tjetër. Kjo shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe serbëve që jetojnë në veri”, tha Biber.
Bieber, duke folur për “N1” kujton se në periudhën e kaluar kemi pasur shumë situata të tensionuara në relacionin Kosovë-Serbi dhe nuk kanë ndodhur kurrë konflikte të armatosura.
“Prandaj mendoj se mundësitë për konflikt të armatosur janë mjaft të vogla, sepse pala serbe e di që NATO është në Kosovë, ndërsa Prishtina nuk dëshiron të krijojë konflikt. Shoh një përshkallëzim, por nuk shoh mundësinë që ne të futemi në një konflikt më serioz sesa ata që kemi pasur deri më tani”, thotë Bieber, transmeton Telegrafi.
Ai përkujton se kriza aktuale filloi me konfirmimin e ekzistimit të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e problemit në Kosovë.
“Atëherë u ngritën tensionet. Prandaj është e qartë që secila palë, veçanërisht Serbia, po përpiqet të ngrejë tensione për të parandaluar një zgjidhje, ose për të marrë një pozicion më të mirë në negociata”, thekson Biber, duke paralajmëruar se situata aktuale mund të eskalojë ende në një konflikt të hapur dhe të jetë jashtë kontrollit të qeverive në Beograd dhe Prishtinë.
Megjithatë, ai beson se kriza është “nën kontroll” tani për tani dhe se ajo është “ngritur qëllimisht”.
Bieber beson se pala serbe është më përgjegjëse për situatën aktuale.
“Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë është se ‘status quo’-ja në Kosovë i përshtatet më shumë. Çdo hap drejt zgjidhjes është humbje për pushtetin aktual serb. Edhe formimi i Asociacionit të komunave serbe do të ishte humbje sepse atëherë nuk do të kishte argumentin se qeveria në Prishtinë është gjithmonë fajtore për gjithçka… Kriza u shkon për shtat të ruajnë ‘status quo’-në dhe të përfshijnë situatën ndaj Rusisë në atë përllogaritje”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Duke folur për akuzat e zyrtarëve më të lartë serbë ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ai thotë se Gjermania është një partner i rëndësishëm serb dhe se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë janë në nivel të lartë.
Ai dyshon se zyrtarët serbë do të sulmonin në të njëjtën mënyrë ministrat gjermanë apo zyrtarët e tjerë të lartë të qeverisë gjermane.
Ai thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka një shkallë të plotë të kontrollit mbi serbët në Kosovë, ndërsa presidenti i mëparshëm serb, Boris Tadiq nuk e ka pasur kurrë atë.
“Vuçiq mund të ‘mbijetojë’ një ‘thyerje’, ndërsa Tadiq nuk ka mundur. Në atë kohë, Vuçiq dukej se ishte një alternativë e pranueshme pro-evropiane, por ne i kemi parë rezultatet. Vuçiq ishte larg kësaj”, tha Bieber.
Ai thekson se interesi kryesor i SHBA-së është shkëputja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
“Nuk është në interesin e Amerikës që Rusia të ketë aleatë në Evropë”, përfundoi Bieber.
Në veri të Kosovës, tensionet janë rritur që nga fillimi i dhjetorit, teksa janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Më 10 dhjetor serbët kanë ngritur barrikada, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Ngritja e barrikadave u bë në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë dyshojnë se ai ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Qeveria e Kosovës ka thënë se barrikadat nuk do të tolerohen që të qëndrojnë për një kohë të gjatë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se trupave të KFOR-it u është dhënë kohë për t’i larguar barrikadat.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat do të hiqen pasi Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit