Site icon Telegrafi

Bieber mahnit të dashurën, nxjerr kitarën dhe bën muzikë në rrugë

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber (Foto: Instagram/HaileyBaldwin)

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vazhduar turneun e tyre shëtitës në Londër dhe në këtë mënyrë i kanë shkelur të gjithë vendet turistike që i ofron kryeqyteti anglez.

Hyde Park, The London Eye dhe Buckingham Palace janë vetëm disa prej vendeve, të cilat i ka vizituar çifti i famshëm.

Derisa vazhdonin aventurën e tyre, Bieber e ka mahnitur partneren tij duke e nxjerrë kitarën dhe duke bërë muzikë në rrugë.

Lexo po ashtu Lajmet për Justin dhe Hailey

Siç transmeton Cosmopolitan.com, ai e ka interpretuar një version të qetë të këngës “Cold Water” para kalimtarëve të rastit.

Këngëtari dhe modelja këto ditë nuk përpiqen të shmangen nga syri publik, por thjesht po argëtohen si një çift i zakonshëm.

Në javën e kaluar u përhapën lajme se çifti është martuar dhe se dasma do të zhvillohet në Kanada.

Në ndërkohë, Justin dhe Hailey nuk kanë dhënë asnjë konfirmim në lidhje me martesën eventuale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version