Bie dritarja e apartamentit nga kati i katërt, dhe e godet në kokë kalimtaren e rastit (Video, +18)

Një grua është përplasur për tokë dhe kishte nevojë për disa qepje në trup, kur një dritare gjigante ra nga kati i katërt i një ndërtese dhe e goditi në kokë derisa ajo po kalonte në trotuar.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin kinez Ji'an dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Në video shihet gruaja e veshur me të bardha duke kaluar pranë ndërtesës, kur befasisht ra dritarja dhe e goditi në kokë.
Qyteti Ji'an është rreth një mijë milje në jug të Pekinit dhe rreth 375 milje nga Hong Kongu. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































