LAJMI I FUNDIT:

Biden do të prezantojë javën tjetër, task-forcën për coronavirus

Biden do të prezantojë javën tjetër, task-forcën për coronavirus

Demokrati Joe Biden ka thënë se javën tjetër do të prezantojë një task-forcë të këshilltarëve për të zhvilluar planin e tij për luftim të pandemisë së coronavirusit.

Biden, i cili është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor dhe ka bërë fushatë me premtimin për qasje më agresive për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, do të njoftojë për krijimin e task-forcës më 9 nëntor.

Në fjalimin e tij të fitores më 7 nëntor, ai ka thënë se këshilltarët “do të marrin planin për coronavirus Biden-Harris dhe do ta shndërrojnë atë në plan veprimi nga 20 janari i vitit 2021” – ditën kur nisin zyrtarisht detyrën ai dhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris.


Biden ka shtuar se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta luftuar pandeminë.

Përgjatë fushatës, Biden është fokusuar shumë në të kritikuarit e presidentit Donald Trump për siç ka thënë ai dështimin e politikave të liderit aktual për të ndalur valën e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rekord të rasteve të reja me koronavirus më 6 nëntor, 132,000, duke e çuar numrin total të të infektuarve në gati 10 milionë.

Më shumë se 236,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavorus, një numër që është rritur për gati 1,000 pothuajse çdo ditë.

“Secili që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara”, pati thënë Biden gjatë debatit të dytë presidencial kundër Trumpit më 22 tetor.

Biden ka thënë se do ta bëjë të detyrueshme vendosjen e maskës në zonat e prekura më keq dhe se do të konsiderojë izolime.

Trump në anën tjetër ka bërë fushatë me zotime për të hapur ekonominë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori