LAJMI I FUNDIT:

Biden pyetet se çfarë do t’i thoshte Putinit, nëse mbështetet në armët bërthamore në luftën e Ukrainës

Biden pyetet se çfarë do t’i thoshte Putinit, nëse mbështetet në armët bërthamore në luftën e Ukrainës

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje homologut rus Vladimir Putin, që të mos përdorë armët taktike bërthamore apo ato kimike, si kundërpërgjigje ndaj humbjes së rajoneve të ndryshme në Ukrainë.

Në anën tjetër, ushtria ukrainase ka arritur të zmbraps forcat ruse në verilindje të Ukrainës, kështu Putin tani është nën presion të madh nga nacionalistët rusë që kërkojnë ta rikthej iniciativën për luftë, transmeton Telegrafi.

Putin ka paralajmëruar që Moska mund të godasë më fuqishëm, pasi forcat e tij janë nën presion të madh, dhe kjo deklaratë e tij ka alarmuar perëndimin se ai mund të përdor armë jokonvencionale siç janë ato bërthamore apo kimike.


I pyetur nga CBS se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse po shqyrton përdorimin e armëve të tilla, Biden është përgjigjur shkurt: “Mos, mos, mos. Kjo do të ndryshonte luftën si asgjë deri më tani, si asgjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Intervista e plotë e Bidenit do të transmetohet sonte në televizionin CBS. Gjatë bisedës, presidenti amerikan tha se përgjigja amerikane do të ishte “kundërpërgjigje” – duke mos specifikuar asgjë lidhur me këtë.

“Përgjigja jonë do të varej nga ajo se çfarë do të bënin ata”, shtoi i pari i Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori