LAJMI I FUNDIT:

Biden kërkon që të ndalohet pushka AR-15 e cila u përdor për të kryer sulmin ndaj Trumpit

Biden kërkon që të ndalohet pushka AR-15 e cila u përdor për të kryer sulmin ndaj Trumpit

Presidenti amerikan Joe Biden ka ripërsëritur kërkesën e tij, që Kongresi të ndalojë armët e zjarrit me fuqi të lartë si pushka AR-15, që 20-vjeçari e përdori për të qëlluar Donald Trumpin.

“Një AR-15 u përdor në të shtënat ndaj Donald Trump, ashtu siç u përdorën armë të tjera për të vrarë kaq shumë të tjerë, duke përfshirë fëmijë”, tha ai në një fjalim në konventën e 115-të kombëtare të NAACP në Las Vegas të martën.

“Është koha për t’i ndaluar. E bëra një herë dhe do ta bëj përsëri kërkesën”, shtoi Biden, transmeton Telegrafi.


Ligji për Mbrojtjen e Sigurisë Publike dhe Përdorimit të Armëve Rekreative, i cili vendosi të ashtuquajturin ndalim të armëve sulmuese, u miratua në vitin 1994. Ai ligj skadoi në 2004 dhe Kongresi ka vendosur vazhdimisht të mos e rinovojë atë.

Biden përsëriti thirrjen e tij për të “ulur temperaturën” në politikën amerikane dhe për të “refuzuar dhunën e çdo lloji”, duke përfshirë tentativën për vrasjen e rivalit të tij republikan, kërcënimet ndaj punonjësve të zgjedhjeve me ngjyrë dhe viktimat e dhunës me armë “që nuk përbëjnë kurrë lajm”

“Nëse do të flasim për dhunë, do të flasim për armë. Më shumë fëmijë në Amerikë vdiqën nga plagët me armë zjarri”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori