Bia nuk ndal ofendimet ndaj Albës: Mban erë

Foto: Instagram
Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Bia Khalifës dhe Alba Pollozhanit, ku dyshja janë përfshirë në një përplasje të ashpër verbale.
Ka qenë Bia ajo që ka nisur ofendimet, duke ia kujtuar Albës edhe momente nga pjesëmarrja e saj në Ferma VIP.
“Je person i kaq. Ti mban erë”, i tha Bia në një moment.
Ndërkohë, sipas spekulimeve në rrjet, kjo përplasje mund të ketë një prapavijë tjetër.
Përflitet se mund të lidhet me emrin e Lim Hotit, me të cilin, sipas thashethemeve, dy vajzat kanë pasur lidhje.
Alba para disa muajve ka qenë pjesë e Ferma VIP 2, ku krijoi një romancë dashurie me Limin.
Me këtë të fundit u shfaq në skena intime, e madje ishin ndër më të komentuarit brenda atij formati. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































