Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar masat e reja të Qeverisë ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, që përfshin ndalimin e qarkullimit në këtë komunë nga ora 21:00 deri 05:00.
Bahtiri, në një postim në Facebook, ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia.
Postimi i plotë i Bahtirit:
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të ndikoj të mos shpallet karantimi i Mitrovicës nga ora 21:00 deri në 05:00, unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u kunsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari.
Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia. Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19.
Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qendrim rreth kësaj çështje”, ka shkruar Bahtiri.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtojë në listën e qyteteve që kanë të kufizuar lëvizjen edhe Mitrovicën e Jugut, Gjilanin, Fushë Kosovën dhe Shtërpcën, përveç komunave të tjera për të cilat ka marrë vendim ditë më parë.
Sipas vendimit të Qeverisë e Kosovës, ndalesa për qarkullim të personave fizik jashtë shtëpive apo banesave të tyre fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!