BFI në Maqedoni mbledh imamët për të diskutuar ekstremizmin fetar

Bashkësia Fetare Islame organizoi mbledhje të imamëve, të cilët diskutuan për vetëdijësimin nëpër xhami, e cila është pjesë e strategjisë së BFI-së për parandalim të ekstremizmit fetar dhe pjesëmarrje në akte terroriste, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja është mbajtur në Strugë, në të cilën kanë marrë pjesë imam nga xhamitë e Strugës dhe rrethinës.
Në këtë takim gjithashtu ka qenë edhe udhëheqësi i BFI-së, Sulejman Rexhepi, dhe gjithashtu përfaqësues nga ambasada amerikane në Shkup dhe përfaqësues të OSBE-së./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































