LAJMI I FUNDIT:

BFI: Deklaratat e Buzakut janë gënjeshtra dhe trillime, do të dorëzojmë aktakuzë

BFI: Deklaratat e Buzakut janë gënjeshtra dhe trillime, do të dorëzojmë aktakuzë

Skender Buzaku sot akuzoi kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, se në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar 700 mijë euro, ndërsa dokumentet për këtë i ka dorëzuar edhe në Prokurori.

Nga BFI thonë se pohimet e Buzakut janë gënjeshtra dhe trillime, ndërsa paralajmërojnë padi penale ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me rastin e deklaratës së Skender Buzakut për kinse “keqpërdorime financiare” që paskan ndodhur në BFI, po ia bëjmë të ditur opinionit se kjo është gënjeshtra dhe trillimi i radhës nga ky person. Për shkak të pavërtetave të cilat Skender Buzaku po i përhap në opinion, Bashkësia Fetare Islame në ditët në vijim do të ngritë edhe një padi penale për shpifje ndaj personit të përmendur”, thuhet në reagimin me shkrim të BFI-së”, thanë nga Bashkësia Fetare Islame.


Ndryshe, akuzat e Buzakut vijnë një ditë pasi Sulejman Rexhepi publikoi dokumentin ku Gjykata e Apelit pranon ankesën e Bashkësisë Fetare Islame dhe hedh poshtë vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer lëndën për rigjykim.

Vendimi i mëparshëm i Gjykatës Themelore Shkupi 2 e shpalli Buzakun si kryetar të BFI-së, por i njëjti u ankimua nga Rexhepi pasi vlerësonte se Buzaku kishte manipuluar të dhënat e dokumenteve të parashtruara në gjykatë./Telegrafi/

Buzaku: Sulejman Rexhepi ka përvetësuar 700.000 euro nga BFI
Lexo po ashtu Buzaku: Sulejman Rexhepi ka përvetësuar 700.000 euro nga BFI

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori