LAJMI I FUNDIT:

BFI: Më 12 maj hapen xhamitë në Maqedoni

BFI: Më 12 maj hapen xhamitë në Maqedoni

Në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame thuhet se ” prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet fundamentale islame, vendosi për pezullimin faljeve të namazave në mënyrë kolektive në xhami”.

“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmasimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon: nga data 12 maj 20202, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata theksojnë se gjatë kohës së pezullimit të namazeve me xhemat në xhami, BFI me të gjitha organet edukative-arsimore të saja, në përpikmëri u është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.


“Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shëndetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj”, thonë nga BFI duke shpresuar se ku vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori