Sot janë betuar asamblistët e rinj në Zubin Potok, ndërsa procesi është monitoruar nga afër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Mbledhja ku është bërë zëvendësimi i asamblistëve është mbajtur në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok, raporton Telegrafi.


I pranishëm në betimin e asamblistëve të rinj ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

Ministri Krasniqi në një prononcim për Telegrafin tha se seanca ka shkuar mirë dhe nga 19 anëtarë, 16 ishin prezent.

mbledhja

Kuvendi komunal i Zubin Potokut vendosi që në një mbledhje të radhës të bëjë përzgjedhjen e kryesuesit.

Ndryshe, KQZ ditë më parë kishte certifikuar asamblistët e rinj në komunën e Zubin Potokut.

Më poshtë mund t’i lexoni emrat e asamblistëve të rinj.

zubin 1