Beteja e Koshares është një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në luftën për lirinë e vendit, e cila ishte simbol unifikimi i sferës politike dhe ushtarake të vendit. Kjo betejë u bë për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për ta vendosur një kufi tjetër, atë me Serbinë.
Kështu u tha në shënimin e 14-vjetorit të “Betejës së Koshares”.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, me këtë rast ka thënë se Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme, e cila shënon kulmin e unifikimit të sferës politike dhe ushtarake, e cila sipas tij, u bë për thyerjen simbolike të kufirit shqiptaro-shqiptar dhe vendosjen e një kufiri tjetër, atij me Serbinë.
Ai ka kërkuar që këtë unitet ta ruajnë qytetarët e Kosovës dhe ta kultivojnë sa herë që është nevoja. Kuçi po ashtu e ka falënderuar jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe te gjitha familjet për kontributin e tyre dhënë gjatë luftës në Kosovë, transmeton KP.
Me një fjalë rasti, në këtë ditë, u është drejtuar të pranishmëve edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i cili ka shfaqur interesimin e partisë së tij, për ta ndërtuar një shtet ashtu siç e kanë menduar dhe kërkuar ata që luftuan dhe u flijuan për këtë vend.
Po ashtu, edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se lufta ka qenë në një periudhë të ndjeshme dhe të vështirë.
Me këtë betejë Haradinaj ka thënë se të gjithë mburren, duke i nderuar të rënët dhe duke u zotuar se do te punojnë për një shtet, ashtu siç e kërkuan dëshmorët.
Gjatë këtij manifestimi, një fjalë rasti e mori edhe Komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani, Rrustem Berisha, i cili hodhi kritika edhe ndaj qeverive të deritashme në Prishtinë, por edhe ndaj qeverisjeve lokale të Deçanit, për të cilat ai ka thënë se nuk kanë bërë asgjë deri më tash për ta ndërtuar rrugën që çon deri te këto varreza dëshmorësh, e për të cilat po thuhet se janë shumë të rëndësishme për lirinë dhe historinë e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A do të mbetet Kosova në radarin e Evropës?

BDI për kërkesën e Filipçes: Fillimisht të formohet komision parlamentar me mbikqyrje ndërkombëtare, pastaj shohim si do veprojmë tutje

Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë s’po mund të garantojnë gjykim të drejtë

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Gjakovë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual të nxënëses

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false