LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri: Janë pjekur kushtet për tërheqjen e një pjese të Trustit

Besnik Tahiri: Janë pjekur kushtet për tërheqjen e një pjese të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se janë pjekur kushtet për miratimin e Projektligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit.

Para deputetëve në seancën e sotme plenare, Tahiri tha se Qeveria nuk po vepron për të ndihmuar qytetarët.

“Ne mendojmë se janë pjekur kushtet që të kalojmë ligjin, i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të Trustit, duke qenë se qeveria nuk po vepron për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rëndë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai. /kp/