Besimi: Për herë të parë krijojmë sistem evropian të menaxhimit me mbetje të ngurta

Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të krijojë sisteme rajonale të menaxhimit me mbetje të ngurta sipas standardeve evropiane. Mjetet janë siguruar nga Ministria e Financave, ndërsa projekti do të realizohet përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Sot, sa i përket realizimit të këtij projekti, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Mjetet sigurohen nga BERZH-i, BE-ja, Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Agjencia e Suedisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).
“Sot, me partnerët tanë, Bashkimin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nënshkruam Marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe BERZH-it, si dhe Marrëveshjen e projektit ndërmjet BERZH-it dhe MMJPH-së, e cila është implementuese e projektit. Me këto marrëveshje, Qeveria e RMV-së siguron hua në vlerë prej 55 milionë eurove me kushte të favorshme nga BERZH-i. Gjithashtu, nga BE-ja u sigurua edhe granti në vlerë prej 24.8 milionë eurove, granti në vlerë përafërsisht prej 9 milionë eurove nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe 1 milionë euro në mënyrë shtesë nga Agjencia e Suedisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).
Ai theksoi se ky investim ka rëndësi kyçe sa i përket ardhmërisë “më të gjelbër dhe të qëndrueshme” të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Investimi përveç që do të kontribuojë në uljen e ndojtjes së ajrit, që është prioriteti kryesor i qytetarëve tanë, po ashtu do të jetë edhe shembull për nxitjen e zhvillimit të projekteve të reja në sferën e ekonomisë qarkore, si dhe për kontributin në zhvillimin rajonal.
Mjetet do të shfrytëzohen për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit me mbetје sipas standardeve evropiane. Do të përfshihen: Rajoni juglindor, rajoni i Vardarit, rajoni i Pellagonisë, rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut. Kështu, Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të bëjnë ndryshim sinjifikativ në menaxhimin me mbetje të ngurta.
Ky projekt është i orientuar në zbatimin e qëllimeve dhe politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të promovimit të sistemit të qëndrueshëm të menaxhimit me mbetje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë