Besimi nga Uashingtoni: Maqedonia do të mund të shfrytëzojë mjete me kushte të favorshme

“Republika e Maqedonisë së Veriut parashtroi kërkesë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për shfrytëzimin e linjës dyvjeçare për përkujdesje dhe likuiditet. Kjo linjë kreditore është në dispozicion të vendeve anëtare me baza të shëndosha ekonomike dhe shfrytëzohet për situata pasigurie si kriza aktuale ekonomike si rezultat i inflacionit dhe krizës energjetike, veçanërisht luftës në Ukrainë”.
Këtë e tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për Sitel nga Uashingtoni ku merr pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
“FMN-ja javën e kaluar na kualifikoi si vend që mund të shfrytëzojë linjë të tillë kreditore, që është një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në raport me pozicionin tonë, si vend, në tregjet financiare. Kjo dukshëm e ndryshon situatën tonë në treg në favor të ekonomisë sonë, duke pasur parasysh se tashmë për shkak të pritshmërive inflacioniste, normat e interesit janë rritur në tregjet financiare. Që të procesohet kjo linjë, duhet të vijojë një proces zyrtar për kërkesë”, theksoi ministri i Financave Besimi
Siç theksoi ministri, në periudhën e ardhshme do të ketë Mision të FMN-së në vendin tonë ku do të definohen detajet për shfrytëzimin e programit. Ministri po ashtu njoftoi se norma e interesit do të jetë rreth 1%, me ç’rast është jashtëzakonisht më e ulët se ajo aktualja për emetimin e flet-obligacionit në tregjet financiare ndërkombëtare.
“Këto kushte janë shumë më të favorshme për ne, në aspekt të shfrytëzimit të këtyre mjeteve sa i përket përkrahjes së buxhetit. Njëkohësisht, një pjesë e mjeteve nga ky program shfrytëzohen si përkujdesje, që nënkupton se ne i kemi këto mjete por nuk i shfrytëzojmë, me ç’rast na shërbejnë për përforcimin e pozitës sonë në tregjet financiare”, saktësoi Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë