LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Nga 1 korriku TVSH-ja për energjinë elektrike do të rritet nga 10 në 18 përqind

Besimi: Nga 1 korriku TVSH-ja për energjinë elektrike do të rritet nga 10 në 18 përqind

Qeveria nuk do të tërhiqet nga synimi i saj për të rritur TVSH-në për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar nga 10 në 18 për qind nga 1 korriku.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai tha se ulja e TVSH-së ishte për shkak të krizës energjetike.

“Ulja e TVSH-së ishte një fazë në krizën fillestare energjetike me uljen e saj nga 18 në 5 për qind. Më pas u rrit në 10 për qind dhe kthimi në 18 për qind u zgjat deri në qershor të këtij viti. Tani ka një metodologji të re nga Komisioni Rregullativ për Energji, e cila motivon kursimin e konsumit duke vendosur tarifa katër bllok”, tha Besimi.


Ai e përshëndeti faktin që po vendosen tarifat katër bllok.

Sipas Besimit, si kompensim, Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë kostot e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, që sipas tij, është edhe një lloj kompensimi për rritjen e tatimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori