Besimi në takime me Bankën Botërore – Reagim ndaj ndikimit të krizës energjetike dhe krizës së çmimeve, por edhe fokus në zhvillimin e mëtejshëm afatgjatë

Në takimet me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore Kun Davidse, nënkryetaren e Bankës Botërore Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale të Ballkanit Perëndimor Linda Van Gelder dhe drejtorin e Bankës Botërore në vend, Massimiliano Paolucci, u shqyrtuan masat dhe politikat që zbaton vendi për ballafaqim me krizën e energjetike dhe të çmimeve, mundësitë dhe nevojat për përkrahje në zbatimin e këtyre masave, si dhe planet afatmesme për rikthim në rrugët e rritjes ekonomike.
“Konflikti në Ukrainë, kohëzgjatja e tij, pasiguria që imponoi, ndikon në ekonominë e vendit tonë, si dhe mbi çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe energjensave, të cilat edhe paraprakisht shënuan rritje. Qeveria reagoi në kohë përmes pakos së masave prej 400 milionë eurove, me mjetet e siguruara në buxhet, por pa dyshim, zgjatja e krizës bën presion shtesë, me ç’rast paraqitet nevoja për mjete financiare shtesë, tha ministri Besimi, i cili po finalizon marrëveshjet rreth shfrytëzimit të instrumentit Përkrahje makrofinanciare nga Komisioni Evropian, si dhe përkrahje financiare nga FMN-ja, të cilat do të japin një sinjal të fortë për vazhdimin e mëtutjeshëm me politikat e mira makroekonomike.
Ai theksoi se Qeveria në periudhën afatmesme mbetet e impenjuar ndaj reformave strukturore, rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Është i padiskutueshëm fakti që pasojat ekonomike nga lufta në Ukrainë ndikojnë në projeksionet dhe në to është kryer revizion në rënie, duke ndjekur trendin e revizionit të projeksioneve në nivel global. Ndërkaq, Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, i vendosur vitin e kaluar nga Ministria e Financave dhe i miratuar nga Qeveria, është një udhërrëfyes i mirë për arritjen e synimeve tona afatmesme dhe njëkohësisht është vlerësuar pozitivisht edhe nga Grupacioni i Bankës Botërore.
Në takim u prezantua Plani me të gjitha elementet e tij, duke i përfshirë edhe instrumentet që duhet të vendosen. Grupacioni i Bankës Botërore, BERZH-i, IFC-ja dhe MIGA shprehën interes rreth mundësive për kyçjen dhe përkrahjen e tyre në aktivitetet që dalin nga ky plan.
Axhenda e gjelbër, dixhitalizimi, inovacioni dhe teknologjia, zhvillimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës janë prioritete të përcaktuara nga Qeveria dhe të inkorporuara në Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.
Banka Botërore vijon të përfshihet në mënyrë aktive në zbatimin e aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të përcaktuara në Kornizën aktuale të partneritetit, por gjithashtu vazhdon me analiza të detajuara për sektorët e caktuar që do të reflektohen në diagnozën e re për vendin dhe nga të cilat do të rezultojnë fushat më të rëndësishme për bashkëpunim. Sigurisht, prioritetet e mësipërme do të përfshihen në Kornizën e re katërvjeçare të partneritetit me Bankën Botërore.
Ministri Besimi së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore shqyrtuan dhe arsyetuan të gjitha projektet që janë pjesë e portofolit dhe shprehu besimin për realizimin e tyre të mëtejshëm në mënyrë të suksesshëm.
Nga Banka Botërore, në takim u inicua edhe nisma për ndarjen e mjeteve të reja në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP), me qëllim të përforcimit institucional të komunave dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me ç’rast u tregua interes pozitiv nga ana jonë. Deri më tani përmes MSIP janë tërhequr mbi 90 milionë euro për projekte komunale.
Banka Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut punon në mënyrë aktive në disa projekte të vlerësuara me rreth 500 milionë dollarë. Temë e këtij takimi ishte edhe realizimi i tyre dhe përshpejtimi i dinamikës së një pjese të tyre. Ndër to mund të cekim: Projektin për zgjerimin dhe zhvillimin e rrugëve, vendosjen e Sistemit të integruar informativ të menaxhimit të financave publike, Projektin e ndërlidhjes së rrugëve lokale, Projektin për administrimin e sigurimit social, Projektin për përmirësimin e arsimit fillor, Projektin për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkan Perëndimor, si dhe Projektin për reagim ndaj situatave urgjente për Covid 19.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka përkrahje të vazhdueshme nga Banka Botërore e cila është aktive në vend që nga viti 1993 dhe deri më tani ka përkrahur mbi 2.8 miliardë dollarë në realizimin e 65 projekteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë