Besimi: Në kohë krize globale mbetemi të përkushtuar ndaj agjendës reformuese
Në një kohë kur ekonomitë globale dhe evropiane përballen me sfidat më të mëdha në dekadat e fundit, duke filluar me krizën e shkaktuar nga COVID-19, e pasuar nga kriza energjetike, presionet e çmimeve dhe lufta në Ukrainë, ajo për të cilën duhet të mbetemi të përkushtuar, veçanërisht ndaj ekonomive në zhvillim si kjo e jona është që të vazhdojë me realizimin e axhendës reformuese dhe zbatimin e reformave strukturore. Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një fjalim online në Asamblenë vjetore të BERZH-it, që mbahet në Marrakesh të Marokut.
Krahas kësaj, siç kumtoi Ministria e Financave, Besimi theksoi se duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet bota, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike, të cilat janë kërcënim serioz për shoqërinë dhe ekonominë, “projektet e gjelbra” dhe orientimi drejt ekonomisë së gjelbër janë prioritete të axhendës sonë, por jemi të orientuar edhe drejt shfrytëzimit të përfitimeve nga teknologjia moderne dhe dixhitalizimi dhe në këtë mënyrë duke krijuar sinergji dhe duke përmirësuar produktivitetin.
Në drejtim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zbatimit të aktiviteteve reformuese, ministri theksoi rëndësinë e Planit për zhvillim ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe përkrahjen që do të marrë vendi nga BERZH – i.
“Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, nga viti 1993, tashmë pothuajse tre dekada është pjesë e procesit të zhvillimit modern, konkurrues, të orientuar drejt tregut, për të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut angazhohet. Me 158 projekte që kanë kontribuar dhe që do të kontribuojnë në rritjen e konkurrencës së ekonomisë sonë, lidhjen me rajonin dhe anëtarësimin në BE, si dhe tranzicionin e gjelbër, me të drejtë mund ta quajmë BERZH-in si partneri ynë afatgjatë dhe i përkushtuar ndaj zhvillimit”, theksoi Besimi.
Nga Ministria e Financave shtojnë se në sektorin publik me përkrahje të BERZH-it realizohen investime në sektorin hekurudhor dhe infrastrukturën rrugore, infrastrukturën energjetike, moderinizimin e pajisjeve të navigacionit ajror, transportin publik, stacionet e filtrimit, ndërsa përmes linjave kreditore BERZH-i përkrahë edhe sektorin privat, veçanërisht për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, efikasitetin energjetik dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.
“BERZH-i ofron përkrahje të konsiderueshme ndaj vendit tonë sa i përket eurointegrimeve, ndërsa një pjesë e bashkëpunimit me BERZH-in i referohet përmirësimit të klimës së investimeve, nxitjes së tregtisë ndërkombëtare, bashkëpunimit me ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjetikës dhe infrastrukturës, si dhe përforcimit të menaxhimit korporativ të këtyre ndërmarrjeve” thuhet në kumtesë.
Në fjalimin e tij, ministri Besimi potencoi se përkrahja e BERZH-it për vendin tonë, si dhe investimet e realizuara në mbarë botën, kontribuojnë në ndryshimin e kushteve të jetesës së miliona banorëve, si dhe se kontributi sa i përket përmirësimit të jetesës së qytetarëve duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?