Besimi: Huazimi i 600 milionë eurove do të jetë sipas asaj që është planifikuar në Buxhetin e Maqedonisë për vitin 2022

Këtë vit ndodhemi në krizë enorme energjetike dhe çmimesh dhe duhet të përshtatemi dhe ta pasqyrojmë atë në Buxhet, sepse gjithçka tjetër nuk do të realizohej. Prandaj, jemi duke u konsultuar dhe duke e rishikuar buxhetin për t’u përshtatur sipas situatës, por ashtu si vitin e kaluar, i cili ishte gjithashtu i vështirë me këtë rast arritëm rritje, edhe këtë vit planifikojmë rritje, por që do të rishikohet për shkak të ndryshimit drastik të situatës, deklaroi sonte ministri Financave Fatmir Besimi.
Kështu deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Analiza 24” në televizionin “24”, kumton kabineti i tij, ku ministri Besimi theksoi se rritja e parashikuar për këtë vit prej 4,6 për qind u bazua në përforcimin e investimeve dhe se kjo mbetet edhe më tej prioritet që është i përfshirë edhe në pakon e masave.
“Si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2022, rritja në përgjithësi u bazua në rritjen e investimeve. Prezantuam Planin për rritje të përshpejtuar, ku përveç mjeteve të buxhetit, planifikohet që në periudhën e ardhshme të promovohen instrumente që do të tërheqin kapitalin privat dhe që do të stimulojnë rritjen. Kjo është përfshirë edhe në pakon e re të masave ku vlerësohet se ndikimi i tij do të jetë mbi 500 milionë euro”, theksoi ministri.
Ai përmendi masat përmes Bankës Zhvillimore për linjën kreditore me kushte të favorshme për kompanitë prej 100 milionë euro dhe lidhur me to diskutohet me Bankën Evropiane të Investimeve për tranzicionin e gjelbër, dixhitalizimin dhe konkurruencën, e cila, siç shpjegoi ministri, do të mobilizojë 200 milionë euro shtesë kredi të favorshme nga bankat e investimeve tregtare.
“Me huamarrje prej 100 milionë eurove do të sigurojmë 300 milionë euro kredi për ekonominë. Ky është pikërisht efekti me këtë rast do të kemi konsolidim fiskal jo vetëm në anën e shpenzimeve, por edhe në anën e të hyrave. Aktiviteti ekonomik prej 300 milionë eurove do të sjellë më shumë të hyra sesa 100 milionë euro”, potencoi ministri Besimi.
Në drejtim të nxitjes së kompanive për të investuar, ministri përmendi funksionimin e Fondit garantues, i cili është gjithashtu pjesë e pakos së masave, që kompanive të cilat kanë probleme të marrin kredi në banka, u mundëson që me garanci nga Banka Zhvillimore të bëhen kompani me aftësi kreditimi.
Gjatë intervistës, bëri të ditur se deri në fund të vitit mjetet nga KE-ja do të jenë në dispozicion përmes Programit të investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, i cili është instrument i ri që do të ofrojë garanci të favorshme për bankat nacionale zhvillimore për projektet e mëdha investuese.
Republika e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi ministri, do të jetë ndër vendet e para që do ta shfrytëzojë këtë instrument dhe vlerësoi se do të jetë përkrahje e jashtëzakonshme për ekonominë tonë, pa e ngarkuar më tej buxhetin me deficit dhe borxh publik.
Duke iu referuar shpenzimeve kapitale në buxhet, theksoi se ato këtë vit kanë realizim më të lartë prej 40 për qind se periudha e njëjtë e vitit të kaluar dhe vuri në dukje se atij si ministër i Financave dhe ekonomisë sonë, u konvenon të mbesin projeksionet në buxhet për shpenzimet kapitale, të cilat këtë vit janë në nivel 38,2 miliardë denarë dhe janë 28 për qind më shumë se vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar realizuam 81 për qind të shpenzimeve kapitale. Mbetet të shihet në vijim se si do të zhvillohet ky vit, sepse situata me çmimet dhe kriza energjetike ka çrregulluar shumë gjëra në tregjet botërore dhe ne me mbi 77 për qind të tregtisë me BE-në nuk jemi të imunizuar nga kjo. Kështu që varet edhe nga pakoja e masave. Mua si ministër i Financave dhe ekonomisë sonë, na konvenon që të mbeten këto proporcione në buxhet. Prandaj e shfrytëzova si atut kryesor në Kuvend dhe ashtu u qasëm edhe gjatë hartimit të buxhetit”, deklaroi ministri Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë