Besimi: Buxheti për vitin 2022, Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike dhe decentralizimi fiskal në drejtim të zhvillimit lokal dhe rajonal
Arritja e zhvillimit lokal dhe rajonal është një nga qëllimet kryesore të programit të Qeverisë si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e rritjes, me ç’rast rritja do të bëhet më inkluzive (gjithëpërfshirëse) më e qëndrueshme dhe do të përmirësohet cilësia e jetesës së qytetarëve. Për të arritur këtë qëllim, në dispozicion janë: Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, reforma për avancimin e decentralizimit fiskal dhe Propozim buxheti për vitin 2022, ku investimet kapitale parashihen të jenë në nivel prej 14% nga shpenzimet e përgjithshme, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ngjarjen e organizuar nga UNDP-ja, “Financimi i investimeve infrastrukturore për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rimëkëmbje ekonomike”.
Propozim buxheti për vitin 2022, siç theksoi ministri, është zhvillimor, i cili krijon mjedis për zhvillim të përgjithshëm dhe në atë kontekst është edhe zhvillimi i komunave.
Ministri veçanërisht u përkushtua mbi reformën për avancimin e decentralizimit fiskal, e cila ofron zgjidhje sistematike serioze për financat e qëndrueshme në komuna.
“Me këtë reformë ndahen më shumë mjete për komunat. Kjo do të arrihet përmes rritjes së të hyrave të tanishme të parapara për komunat prej 3% nga tatimi mbi të ardhurat personale në 6% dhe normës së dotacionit të TVSH-së, nga 4.5% në 6%, që do të zbatohet në vitin 2024. Deri në vitin 2024, parashihet rritje graduale e të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale, me ç’rast përqindja për vitin 2022 do jetë në nivel prej 4%, në vitin 2023 në 5% dhe në vitin 2024 do të arrijë 6%”, theksoi ministri dhe shtoi se mjetet nga rritja shtesë e përqindjes së TVSH-së, për komunat do të shpërndahen në dy fonde të reja – Fondi i Performancës (suksesit) dhe Fondi i Barazimit.
Fondi i performancës do t’i shpërblejë komunat që kanë arkëtim më të mirë të të hyrave lokale, ndërsa Fondi i Barazimit do të veprojë në drejtim të zvogëlimit të dallimeve, sipas kapacitetit fiskal të komunave.
Ministri Besimi, njofton se arritja e zhvillimit lokal dhe rajonal reflekton edhe në Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike. Gjithashtu, Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike ka për qëllim rritjen e investimeve me mobilizimin e mjeteve të sektorit privat.
“Brenda këtyre kornizave do të formohet edhe Fondi për zhvillim lokal dhe rajonal, ku qëllimi është që të përkrahen vetëqeverisjet lokale dhe ndërmarrjet publike lokale dhe nacionale me qëllim të zgjerimit dhe zhvillimit të infrastrukturës lokale, sigurimit të shërbimeve lokale publike me cilësi të lartë dhe përmirësimit të menaxhimit lokal”, theksoi Besimi.
Kapitali i Fondit do të sigurohet nga mjetet e buxhetit qendror dhe do të plotësohet me mjete nga bankat komerciale, kreditorët zyrtarë dhe donatorët për të siguruar financa shtesë për investimet lokale dhe rajonale, si dhe projektet zhvillimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos