Këngëtarja Besa Morina, është padiskutim një prej zërave të talentuar me një karrierë premtuese. E këndshme dhe e aftë për të ngjallur simpatinë e të gjithëve, seç ka diçka buzëqeshja e saj që është gjëja e parë dhe e fundit që të mbetet në mend
Në vitet e fundit merret aktivisht me muzikë, por edhe “5 minutat” e saj i ka përjetuar vetëm me këngë dhe me motivin sipas shembullit të yllit të madh botëror.
Besa është tregues i shkëlqyeshëm që për sukses të vërtetë kurrë nuk është vonë. Pas këngëve të shumta, ka vazhduar të radhisë hitet “A ki me ma ditë” e “A jena na” dhe nëpërmjet dhuntisë për këndim, paraqitjet e saj skenike janë shumë të pëlqyeshme.
Nuk i numëron dot paraqitjet e saj të shumta, por thekson se kënaqësinë më të madhe e ndjen kur këndon drejtpërdrejt.
Në periudhën e ardhshme dukshëm do të jetë më shumë e përkushtuar me këngën, por me vlera të qëndrueshme dhe të pranueshme.
Për t’u njohur më në detaje, e ndamë nga aktivitetet për t’ia bërë disa pyetje. Ja se ç’farë na thotë ajo…
Gjithnjë jeni në kërkim të këngëve të reja, të cilat po bëjnë “boom” për audiencën tuaj në rritje. Dy këngët tuaja të fundit janë komentuar shumë… Cilat janë përshtypjet tuaja?
Gëzim, ngazëllim dhe falënderim! Ato janë ndjenja të cilat më kanë shkundur që në dëgjimin e parë! Për çdo këngëtar kënga është më e rëndësishmja!
Disa këngë tuajat, tashmë janë bërë hite. Kush qëndron prapa teksteve, perdeve, në mënyrë që këngët të pëlqehen dhe adhurohen. A ia keni përkushtuar dikujt posaçërisht?
Askujt posaçërisht nuk ia kam përkushtuar, mirëpo, të themi që e di që në to do ta gjejë veten secili që ndonjëherë ka përjetuar vuajtje për shkak të dashurisë.
Kam pas fatin të punojë me kompozitor të mrekullueshëm siç janë Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, tekstshkruese e këngës “A ki me ma ditë”, një baladë rrëqethëse që të prek shpirtin edhe zemrën dhe nuk te lenë të qetë të mendosh se sa e bukur, sa e shenjtë është dashuria dhe sa duhet sakrifikuar për një dashuri. Poashtu, kompozitori Cekic Beatz dhe tekstshkruesi Gent Fatali me këngën “A jena na”, më bënë të lumtur shumë, pasi që, për shkak të kërkesave të shumta, mu dha mundësia që të prezantohem në disa vende evropiane dhe në Turqi.
Në bazë të këngëve tuaja krijohet përshtypja që jeni shumë emocionale. A janë emocionet ato që më së lehti ju bëjë të qani?
Mbase nuk jam edhe aq emocionale aq sa dinë të jenë disa këngë të mia, mirëpo është e sigurt që çdo emocion nga këngët e ndiej. Besoj në atë që nuk është e mjaftueshme të kesh vetëm zërin, por që duhet patjetër me zë të transmetosh edhe ndjenjën. Prandaj, secilës këngë time i përkushtohem dhe kurrë nuk këndoj diçka që nuk e ndiej dhe në çka nuk besoj. Edhe publiku këtë e di.
Unë jam artiste, mbi të gjitha këndoj e dashuroj për të tjerët kur nuk janë mirë, por edhe kur janë të dëshpëruar, unë përçoj mesazhin që ata të duhen, më tepër të kenë mirëkuptim dhe sinqeritet.
Në cilat situata ju ndodh që të bridhni andej-këndej “nga ana tjetër e dashurisë”, dhe si e përjetoni dashurinë?
Të gjithë ndonjëherë bredhim, çështja është vetëm sa shpejt kthehemi.
A është mençuri në jetë të dashurohet marrëzisht dhe a jeni lodhur ndonjëherë nga dashuria?
Kjo në jetën time nuk është e mundshme, e di që disave u dukem ndryshe, mirëpo jam romantike e papërmirësueshme.
Dashuria është gjithçka, por frenimi emocional është çelësi i suksesit. Dashuria është magji, sepse nuk mund ta ndalësh, ajo vjen në fillim si flladi i lehtë e të pushton shpirtin, mendjen dhe zemrën. Ajo, nuk të lodh, por të jep fuqi dhe ta rrit vullnetin për jetë dhe sukses.
Duket se jeni temperamente në skenë, po në jetë?
Jam temperamente e matur, e di kur është mjaft dhe kur duhet të tërhiqem. Mund të them se jam racionale, e kuptueshme, nuk e humb qëllimin, por atë e arrij me butësi e mençuri, ngadalë dhe sigurt.
Çka e qetëson më lehtë zemërimin tuaj, çka ju ngre adrenalinën?
Muzika, vallëzimi, libri, arti, filmi…
Cila është gjëja më e vështirë, por edhe më e vërtetë që e keni bërë për vete?
Unë atë vazhdimisht e bëj në sfera të ndryshme të jetës. Nuk jam ndër ata të cilët zgjedhin vetëm rrugën e lehtë, por hidhem në ato ujëra dhe përpiqem gjithmonë të mbaj kokën lart.
Cila kthesë jetësore të ka mësuar që ta pranosh veten ashtu siç vërtet je?
Pyetje interesante. Vetëm vendnumërimi im në një vend më ka mësuar shumëçka. Përvoja, vitet, më kanë dhënë shumë përgjigje. Ndërsa çfarë kalojmë në rrugën jetësore, është shumë e diskutueshme dhe për atë mund të flitet në pafundësi.
A bëni kompromise në jetë dhe a i bini murit me kokë duke mbrojtur mendimet tuaja?
Kam mësuar që kur beson në diçka, duhet të qëndrosh. Kjo nuk do të thotë që gjithmonë i bie murit me kokë, mirëpo e di se çfarë do të më ndodhë, e di.
Nuk mbroj mendimet apo opinionet e mia me ngulm, thjesht nëse ka argumente e pranoj cilindo realitet të argumentuar, me pengon kokëfortësia, tek njerëzit e çmoj sinqeritetin, besimin dhe kompromisin kur është i domosdoshëm.
Cilat vlera i respekton te vetja dhe cilat te të tjerët?
Respektoj sjelljen e mirë në çdo kuptim, si edhe përgjegjësinë dhe gjithanshmërinë.
Me kujdes po e ndërtoni karrierën tuaj. A është muzika përcaktim juaji jetësor?
Sigurisht se po, sepse si një profesioniste në muzikë, përkushtimi im është të bëjë diçka që iu pëlqen adhuruesve të mi, diçka që ata i bënë të ndjehen mirë dhe të lumtur me jetën që kanë; të jem afër tyre në ditë të mira e të vështira.
Si e shijoni suksesin, kur publiku ju duartroket gjatë mbas shfaqjes dhe kur kritika ju kushton vëmendje?
Publiku, më motivon për të vazhduar rrugën time të karrierës për të bërë hite e muzikë të pranueshme për të gjitha gjeneratat, pa e harruar edhe muzikën tradicionale popullore, të cilën e vlerësoj lartë, ngase jam rritur me muzikë të mirëfilltë popullore, të mësuar nga babai im i ndjerë.
Keni ndonjë këngë apo këngëtar të veçantë, që ju prek më shumë zemrën dhe shpirtin?
I befasoj adhuruesit e mi, ndërsa nga ata, marr më së shumti falënderime. Ata, janë masa kur gaboj, por edhe kur bëj gjënë e duhur. Nuk jam mendjemadhe dhe nuk e kam problem ta pranoj kritikën. Mua më duan, më kanë dashur që nga dita e parë dhe kjo posaçërisht më pëlqen.
Whitney Houston, do të mbetet frymëzim për mua dhe i shumë e shumë gjeneratave tjera se si duhet kënduar e dashur muzikën, andaj përherë do ta mbaj në kujtesë zërin e këngët e saj të interpretuara me dashuri e përkushtim shumë të lartë.
Sa punoni në ditë dhe a iu mbetët kohë për diçka tjetër?
Jeta ime është puna, kam shumë punë, jam shumë e zënë si Profesoreshë e muzikës në shkollat “Pjetër Bogdani” e “Naim Frashëri” dhe, përfaqësuese tek Instituti i Kosovës për politika zhvillimore, ku merrem me talentët e rinj. Kjo, më bën të ndjehem shkëlqyeshëm kur dëgjoj vajza dhe djem të rinj me një përkushtim që këndojnë bukur dhe më prekin në shpirt. Fare pak kam kohë për vetën time, por vullneti më bënë të fuqishme për të vazhduar rrugëtimin tim jetësor.
Kë çdo ditë e befason me vendime dhe nga kush merr më së shumti falënderime?
Kohët e fundit, i kam befasuar të gjithë me kthimin tim të fuqishëm në skenë, ndërsa dëshiroj t’i falënderoj për përkrahje të gjitha mediet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, që më kanë dhënë një vullnet të madh për të vazhduar karrierën time.
Keni një mal me plane. Na i shpalosni disa?
Planet janë të shumta, por edhe përkushtimi imi i madh është që të mbërrijë synimet e mia. Do të vazhdoj me këngën që e dua më së shumti në jetë. Gjithashtu, do të vazhdoj me zbulimin e talentëve të rinj që janë mendja dhe shpirti im, pa të cilët nuk mundem. Nuk do të ndalem, sepse tërë këtë motivim dhe energji ma dhanë dy ish-prindërit e mi, të cilët mbetën përjetësisht udhëzuesit e mi jetësor… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hilmi Gashi: Neve na duhet një kulturë e cila bazohet në formulën “ne së bashku”
Shkodran Tolaj: ”Artistët kanë përgjegjësinë të inspirojnë dhe të ruajnë identitetin kulturor”
Valdete Hoti: “Gratë shqiptare kanë promovuar kulturën dhe historinë shqiptare“
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet