LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima reagon për Mini-schengenin: Të na falni shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim

Besa Kokëdhima reagon për Mini-schengenin: Të na falni shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim
Foto: Besa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, jo pak herë ka shfrytëzuar influencën e saj në rrjetet sociale, për të shprehur shqetësimin e saj lidhur me ngjarjet aktuale politike në vend.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe së fundmi duke shkruar në InsatStory rreth marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes tri shteteve: Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë “Open Balkan”, apo që deri më tani ka qenë e njohur si ”Mini-schengen”.

Këngëtarja e hitit “Engjujt vrasin njëlloj”, ka thumbuar përmes një shkrimi në InsatStory kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se po vendos tratë me Kosovën, e po lidh marrëveshje me Serbinë.


“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Foto: Besa/InstaStory

Besa, e cila njëherësh është e bija e politikanit të njohur shqiptar, Koço Kokëdhima, nuk është ndalur me kaq.

Pas ardhjes së Dua Lipës në Tiranë, reagon Besa Kokëdhima: Ajo u bë yll në një shtet prej vërteti, nuk do të kishte lëvdata po të kishte qenë në Shqipëri
Lexo po ashtu Pas ardhjes së Dua Lipës në Tiranë, reagon Besa Kokëdhima: Ajo u bë yll në një shtet prej vërteti, nuk do të kishte lëvdata po të kishte qenë në Shqipëri

Ajo më pas publikoi edhe një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar në përshkrimin e saj, se nga tani e tutje do të bojkotojë produktet e shteteve fqinjë, me përjashtim ato të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.

Foto: Besa/InstaStory

Besa përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qenë prezentë në Spanjë, e ftuar speciale për të kënduar në një koncert atje. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori