LAJMI I FUNDIT:

Besa me fitore të rëndësishme ndaj ekipit rumun, Turda

Besa me fitore të rëndësishme ndaj ekipit rumun, Turda
(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Potaissa Turdas, në rrethin e tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, kampionia e Kosovës në hendboll e mposhti skuadrën rumune me shifrat 30-28.

Kështu kualifikimi do të vendoset në Turda të Rumanisë, ku pas një jave luhet ndeshja e kthimit. Pas pjesës së parë Besa kishte epërsi prej pesë golave, por të cilën nuk ka mundur ta mbajë në pjesën e dytë.

Portieri Mursel Mehmeti është dalluar te Besa Famgas me 16 pritje. Më efikasi ishte Egzon Gjuka me shtatë gola nga 13 tentime. Victor Alonso shënoi pesë gola nga dhjetë tentime, ndërsa Kastriot Jupa i kishte katër gola nga gjashtë tentime. Nga tri gola i kishin Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq, Nikola Prce e Balsha Raçiq.


Portieri George Selaru bëri plot 20 pritje për Turdan. Më efikasi ishte Marius Alin Szoke me shtatë gola.

Turda është skuadër e madhe rumune dhe me rezultate edhe në skenën evropiane. Tri vjet më parë e kishte fituar garën Challenge Cup. Kupa Evropiane e ka zëvendësuar këtë garë si niveli i tretë evropian.

Besa Famgas në raundin e dytë e eliminoi Borcin e Banjallukës. Tani kërkon ta kalojë edhe raundin e tretë për sukses historik.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori