Besa dhe Llapi në finale të Kupës

Me rezultat 6-0, Besa ka fituar kundër Trepçës në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Sfida e parë e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultat 2-2, ashtu që skuadra nga Peja ka vazhduar në finale me rezultat të përgjithshëm prej 8-2.
Xhevdet Shabani (3' dhe 31'), Donart Sheqerolli (37' dhe 64'), Fatih Karahoda (70') dhe Kastriot Rexha (78' ) ishin golashënues.
Në takimin tjetër, Llapi ka fituar me rezultat 4-1 kundër Drenicës për të vazhduar në finale po me këtë rezultat, pasi përballja e parë ishte mbyllur pa gola.
Florim Bërbatovci (18' dhe 60') dhe Hamdi Namani (48' dhe 69') i shënuan golat për Llapin, ndërsa golin e nderit për Drenicën e realizoi Armend Abazi në minutat shtesë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































