Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie.

Ai u tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e "Përputhen", Çiljeta Kormuzi.


Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri të dyshonte.

Screenshot 27 21 Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Screenshot 29 25 Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari tutje theksoi: "As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

I njëjti thuhet se është ndarë nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndan dy fëmijë. /Telegrafi/

Screenshot 30 15 Foto: Screenshot/Instagram