Falë Programit të Konkurrencës NVM-ve në Kosovë, të mbështetur nga BERZH dhe BE, 152 NVM vendore kanë implementuar me sukses projekte investimi dhe kanë përmirësuar konkurrueshmërinë e tyre.
Programi, i cili filloi në vitin 2018 në Kosovë, u ofron NVM-ve të kenë qasje në kredi nga BERZH dhe në grante të financuara nga BE, përmes bankave partnere vendore dhe kompanive të lizingut, duke u mundësuar atyre të shkojnë përtej operacioneve të tyre të përditshme dhe të investojnë në avancime me qëllim arritjen e standardeve të BE-së dhe adresimin e sfidës së qëndrueshmërisë.
Deri më sot, institucionet financiare partnere kanë dhënë 206 kredi për të mbështetur investimet e bëra nga 152 NVM.
Shumica dërrmuese e projekteve të financuara (87%) në kuadër të programit janë implementuar jashtë Prishtinës, ku NVM-të vendore kanë edhe më shumë sfida me qasjen në financa.
Shumica e projekteve të përfunduara vijnë nga sektori i prodhimit. Sektoret tjerë të përfshirë janë shitja me pakicë dhe shërbimet (16%), mjekësia (8%), ushqimi dhe pijet (6%), ndër të tjera.
Për më tepër, investimet e mbështetura ishin në përputhje me të paktën një direktivë të BE-së në fushat e efiçiencës së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, shëndetit dhe sigurisë, si dhe sigurisë dhe cilësisë së produkteve.
70% e projekteve të vlerësuara kontribuojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe reduktimin e emetimit të CO2. Investimet e bëra përmes programit kanë mundësuar kursimin e ekuivalentit të sasisë vjetore të energjisë së nevojshme për të siguruar energji elektrike për 840 familje, si dhe shmangien e emetimeve të CO2 ekuivalente me 978 makina të larguara nga komunikacioni për një vit.
Pasi të kenë përfunduar me sukses investimin e tyre, NVM-të marrin një grant kthimi parash (cashback) të financuar nga Bashkimi Evropian deri në 15 për qind të shumës më të ulët midis shumës totale të investimit ose shumës totale të huas, , për të nxitur investimet e shpenzimeve kapitale (capex) për teknologji dhe procese shumë të avancuara. Pa grantet stimuluese, investime të tilla nuk do të ishin bërë ose do të fokusoheshin në teknologji nën-optimale.
Krahas granteve stimuluese, huamarrësit si dhe institucionet financiare partnere, përfituan edhe asistencë teknike (këshillim) në përgatitjen e projekteve dhe procesin e aplikimit. Edhe kjo asistencë teknike u financua nga Bashkimi Evropian.
Në kuadër të programit, NVM-të duke përfshirë mikro-ndërmarrjet në Kosovë kanë përfituar gjithashtu nga mbështetja këshilluese e ofruar nga BERZH, e cila lidh NMVM-të me konsulentë dhe ekspertë në fusha të ndryshme të biznesit, duke i ndihmuar ata të identifikojnë pikat e ngecjes dhe të hartojnë strategji për të përmirësuar bizneset e tyre. Përveç BE-së, donatori kryesor për projekte këshillimore është Luksemburgu.
Programi i BERZH për Konkurrueshmërinë e NVM-ve është implementuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin për t’i ndihmuar ato të përmirësojnë qasjen në financa. Deri më tani, më shumë se 900 biznese kanë përfituar nga programi rajonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri