Mbrojtësi spanjoll, Juan Bernat pritet të largohet nga kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich.

Spanjolli iu bashkua gjigantit gjerman katër vite më parë pasi ishte lojtar që u kërkua nga Guardiola.


Por këtë vit Bernat ka mbetur nën hijen e austriakut David Alaba dhe ka luajtur shumë pak.

25-vjeçari numëron vetëm 10 ndeshje ku nëntë prej tyre janë në Bundesliga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Juan Bernat 2 Juan Bernat (Foto: Getty Images)

Ai ka paralajmëruar largimin në fund të stinorit pasi dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht.

Ish-skuadra e tij Valencia ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në Mestalla.

Ndërkohë në La Liga, Bernat po kërkohet edhe nga Atletico Madrid, derisa në Serie A është Juventusi që ka shprehur interesim.

Bayerni është i gatshëm ta lë të lirë spanjollin nëse vije një ofertë prej 10 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app