Etrit Berisha nuk është më një portier titullar tek skuadra italiane Atalanta.

Reprezentuesi shqiptar e nisi mirë sezonin me Atalantën duke mbrojtur rregullisht dhe duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit bazë.


Por ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës (3-3) doli të jetë e fundit për prishtinasin.

Në atë takim Berisha nuk ishte në formë të mirë dhe që nga ajo kohë portën e Atalantas e mbron Gollini.

GettyImages 1026237494 Etrit Berisha. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

30-vjeçari nuk do të qëndrojë te Atalanta, pasi synon të transferohet tek një skuadër ku do të jetë portier i parë.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë edhe në Angli, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për të.

Por prishtinasi karrierën mund ta vazhdoj edhe në Itali, ku shumë skuadra e pëlqejnë reprezentuesin shqiptar. /Telegrafi/

telegrafi sport app