LAJMI I FUNDIT:

Berisha i shkruan ambasadorit britanik, thotë se akuzat me të cilat Britania e shpalli non grata janë tendencioze

Berisha i shkruan ambasadorit britanik, thotë se akuzat me të cilat Britania e shpalli non grata janë tendencioze

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur tendencioze akuzat me të cilat Britania e Madhe e ka shpallur person non grata (të padëshirueshëm).

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, përmes së cilës i ka kërkuar që “çdo provë, fakt apo dokument, që dispononi apo që mund të siguroni, nga kushdo në botë, t’i paraqisni pranë gjykatave shqiptare apo britanike”.

Berisha non grata edhe në Britaninë e Madhe, thotë se vendimi është pjesë e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros
Lexo po ashtu Berisha non grata edhe në Britaninë e Madhe, thotë se vendimi është pjesë e shpifjeve të sponsorizuara nga Soros

“E gjej tendencioz dhe absurd përdorimin për akuza ndaj meje të emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, dhe që nuk ka përfituar kurrë as dhe një cent nga qeveria ime, dhe që pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri”, ka shkruar Berisha.


“Me këtë rast ju vë në dukje se përdorimi për të me akuzuar mua për korrupsion i emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, përbën një fyerje për çdo shqiptar, për çdo britanik, për çdo evropian, për çdo amerikan dhe për çdo qytetar të botës që beson në prezumimin e pafajësisë, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, dhe pas saj në të gjitha dokumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por që Ju ua mohoni një qytetari të vendit Tuaj, me qëllim shpifjen ndaj një personi tjetër”.

Berisha njoftoi vetë dje se është shpallur non grata edhe nga Britania.

Arsyetimi që ai kishte marrë për këtë vendim ishin “lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri e Britani dhe korrupsioni”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori