Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar logon e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me të cilën sipas tij do të shkojnë të sigurt në fitore për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa komentoi numrin 1 që i përket këtij koalicioni në fletën e votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë 1-shin.
“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”.
Ndërkohë kreu demokrat tha se do të flasë në kongresin e Partive Popullore dhe do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Është kongresi i Partive Popullore, ku marrin pjesë 13 kryeministra dhe gjithë kryetarët dhe unë jam e do të mbaj një fjalë, më është përcaktuar koha, më është dhënë koha të mbaj dhe unë fjalën e time e do të shkoj. Do të përpiqem ta ekonomizoj kohën në mënyrën sa më racionale. Ajo është një ngjarje shumë e madhe, për jetën e Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike, si anëtare e asociuar që është e kësaj organizate. Jam i nderuar që do të shkoj dhe të paraqes Shqipërinë, të vërtetat siç i ka Shqipëria dhe u them unë ju, që kjo paraqitje e të vërtetave të Shqipërisë, do të ndihmojë shumë, Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze