LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk do të ketë zgjedhje edhe nëse dështon Demarkacioni

Berisha: Nuk do të ketë zgjedhje edhe nëse dështon Demarkacioni

Besnik Berisha, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar për të çuar përpara proceset për të cilat pohoi se janë duke punuar vazhdimisht.

Berisha këto komente i bëri në Zona B të Klan Kosova, teksa shtoi se edhe nëse Demarkacioni nuk votohet, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

”Nëse nuk kalohet një marrëveshje nuk do të thotë Qeveria aktuale të dorëhiqet. Është një prag i cilësuar, dhe në pragun për kaluar Demarkacionin është një prag i madh. Edhe nëse dështon marrëveshja jo vetëm nga LDK, nuk do të ketë zgjedhje. Kaloj e nuk kaloj Demarkacioni, nuk do të ketë zgjedhje. LDK është e përkushtuar për të çuar proceset përpara. Nuk i shkon për nderi aspak nga partisë së kolicionit për të shkel premtimin e dhënë”, tha ai.


Sipas tij, nuk planifikohet për zgjedhje. “Punohet sikur zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur është koha, por punohet për një rezultat edhe më pozitiv dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme”.

”Mos kalimi i Ligjit të buxhetit është kusht për më shkuar në shtëpi”.

Ai tha se “Nuk e ka luksin askush për ta shantazhuar Kuvendin e Kosovës”.

”Kishte teori të cilat ishin plasuar se Kosova humbte territor. Kryeministri me çdo kusht kërkonte në letra të dëshmonte se territori i Kosovës mbetet ashtu siç ka qenë. Nëse nesër bie Demarkacioni nuk do të thotë se Kosova do të mund të humbte territor, por do të thotë se dikujt nuk i pëlqeu kjo marrëveshje”.

Sipas tij,  “a votohet Demarkacioni apo jo është çështje e deputetëve. Kryeministri Mustafa është i rehatuar”.

Berisha tha se mos votimi i Demarakcionit do të mund të jetë pasojë për qytetarët e Kosovës sepse sdo të mund të lëvizin lirshëm. “Është stërkonfirmuar se Kosova nuk ka humbur territor sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit. Ne nuk do ta lusim askënd nga deputetët për të votuar pro apo kundër Demarkacionit, ata do të kenë përgjegjësi nëse duan që qytetarët të jenë të lirshëm”.

” LDK do të hiqet nga Qeverisja në ditën kur i pushon mandati për qytetarin e saj. Edhe këto sfida edhe këto sakrifica kanë qenë të ditura por për interesin e qytetarëve janë arritur”

Sipas tij, kushdo që nesër vjen nuk do të mund ta luajë as edhe një milimetërt të kësaj marrëveshje. “Unë nuk do ta ftoj asnjë qytetar të Kosovës për të marrë veprime. Ata të cilët e votojnë Demarakcionin dhe nuk e votojnë Demarkacionin janë të mandatar nga qytetari i Kosovës”.

Ai tha se do të punohet rreth kësaj çështje. Është e pritur edhe nga deputetët e LDK-së që të mos e votojnë Demarkacionin”, ka përfunduar Berisha. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori