Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka theksuar se ky mekanizëm nuk do të ndahet brenda tij në njësi etnike.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në kuadër të FSK-së është tejkaluar kuota e pjesëmarrjes prej 10 për qind të pjesëtarëve të pakicave, duke shtuar se është pjesë e rregullores që rritja në grada dhe avancimi të bëhet mbi baza profesionale, pavarësisht cilës përkatësi etnike i takon.
“Secili pjesëtar i FSK-së e ka të qartë mënyrën e gradimit, dhe secili prej tyre e di që për ta marrë një gradë, se çfarë duhet të arrijë. Ne nuk mund t’i shkelim këto rregullore dhe ligje. Në anën tjetër, gradat e pjesëtarëve të komunitetit jo shumicë, janë më të ulëta, sepse ata i takojnë moshave ta reja – janë në fillim të karrierës së tyre. Nuk lejohet as me rregullore dhe as me ligj, që toger ose kapiten, të bëhet kolonel ose gjeneral. Kjo është e padrejtë ndaj pjesëtarëve të tjerë që janë angazhuar aty. Është diskutuar shpesh që ta marrin ndonjë oficer të policisë dhe ta sjellin në FSK. Kjo çështje mbetet të diskutohet dhe të zgjidhet opsioni me i mirë edhe për komunitetin jo shumicë por edhe për strukturën e FSK”, ka theksuar Berisha.
Ai ka thënë se duhet të punohet në unifikimin e standardeve dhe jo të ngrisin njësi të veçanta. Thotë se asnjë ushtri në botë nuk shkon drejt ndarjes dhe parcializimit të saj, duke shtuar, se përpjekjet dhe angazhimi i institucioneve të Kosovës mbetet unifikimi i veprimeve dhe standardeve, dhe jo ngritja e njësive të veçanta.
Berisha ka folur edhe për buxhetin e ndarë për FSK-në për vitin 2018, duke theksuar se krahasuar me vitin paraprak ka një rritje të buxhetit prej 5 për qind.
“Sa i përket buxhetit, me misionin aktual që e kemi, mund të realizojmë objektivat dhe qëllimet tona. Nëse mendojmë për transformim, sigurisht, sipas vendimit për transformim ky buxhet do të ketë rritje, sepse ashtu është paraparë me vendimin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë. Na është thënë edhe prej ministrit të Financave, që sipas ndryshimit të misionit do të shqyrtohet të ketë edhe rritje të buxhetit”, ka theksuar Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova