Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, gjatë një takimi me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb, shprehu keqardhje se disa pjesëtarë nga radhët e këtij komuniteti që ishin pjesë e FSK-së janë demobilizuar.
Berisha, gjatë vizitës që i bëri sot Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së në kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozotin, garantoi pjesëtarët e FSK-së nga komuniteti serb, se FSK-ja është institucion i të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe se do të jetë institucion shumetnik.
“Ndjehem mirë që asnjëri prej pjesëtarëve që kanë paraqitur kërkesë për demobilizim nuk kanë pasur ankesa sa i përket trajtimit, punës apo marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe ndëretnike në FSK. Në këtë aspekt më gëzon fakti se çdo ditë ka kërkesa nga të rinjtë e këtij komuniteti për t’u rekrutuar në FSK”, tha ai.
Ministri Berisha dëgjoi me vëmendje diskutimet e pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteti serb për çështjet e jetës, punës dhe shërbimit në FSK, kryesisht çështjet e udhëtimit, trajnimeve, avancimeve si dhe të tjera lidhura me punën e përditshme në institucion.
I pari i FSK-së përgëzoi pjesëtarët e komunitetit serb që shërbejnë në FSK, të cilët edhe përkundër presioneve të ndryshme politike, për të cilat është në dijeni edhe faktori ndërkombëtar, janë të vendosur që të shërbejnë në FSK, në të mirë të qytetarëve që jetojnë këtu.
Vlen të ceket se të gjithë diskutuesit shprehën gatishmërinë për shërbim në FSK, dhe se nuk vunë në diskutim ndonjë dilemë, përveç se bashkërisht me pjesëtarët e tjerë të zhvillohen dhe të punojnë në të mirë të FSK-së si institucion i cili u shërben të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare