Berisha flet si lider: Presioni është te Polonia, tifozët do të na ndihmojnë shumë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Poloninë të martën mbrëma në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë.
Padyshim kjo është ndeshja më e rëndësishme në histori të Shqipërisë sa i përket kualifikimeve për një Kampionat Botëror.
Kuqezinjtë duan fiutore për ta bërë një hap gjigant drejt sigurimit të pozitës së dytë në Grup.
E për këtë takim tejet të rëndësishëm ka folur edhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha në konferencën për shtyp
Sa e rëndësishme është përballja me Poloninë? Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani dhe luajmë një ndeshje të rëndësishme, por edhe nëse sigurojmë vendin e dytë, që na dërgon në play off. Në Evropian ka qenë më e lehtë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.
Sa peshon fakti që duhet të fitojmë ndaj Polonisë, për të pasur çdo gjë në duart tona? Ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të jemi të fokusuar për të zbatuar porositë e trajnerit. Ndaj tyre kemi bërë shumë mirë në Poloni, por jemi ndëshkuar nga disa gabime, që nuk duhet t’i përsëritim. Duhet të gabojmë sa më pak dhe më pas të provojmë të shënojmë me kualitetet që kemi. Mund ta fitojmë, duke qenë se kemi edhe tifozët në stadium, që do të na ndihmojnë jo pak. E thashë edhe më herët, që presioni do të jetë mbi polakët, më shumë sesa mbi ne.

























































