LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Fitore e madhe ndaj Napolit

Berisha: Fitore e madhe ndaj Napolit

Atalanta befasoi Napolin të shtunën, në “San Paolo”, duke fituar 2-0 ndaj të kaltërve, dhe protagonist në suksesin e bergamaskëve, ishte edhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha.

Pritjet e gardianit kuqezi  rezultuan të rëndësishme, duke mbajtur të paprekur portën, sidomos në minutën e fundit të pjesës së parë, ku një gol i mundshëm i Napolit mund t’i kishte dhënë një tjetër rrjedhë takimit.

Berisha bën mrekullinë, ia mohon supergolin Mertensit (Video)
Lexo po ashtu Berisha bën mrekullinë, ia mohon supergolin Mertensit (Video)

“Jam i lumtur, pasi zhvilluam një ndeshje të madhe, edhe unë dhashë kontributin tim. Kur ekipi ka nevojë, unë jam aty”, ka thënë fillimisht Berisha.


“Edhe në ndeshjen e fundit në Bergamo ndaj Napolit, të fituar 1-0, vuajtëm dhe luftuam deri në fund. Kjo fitore na jep edhe më shumë forcë për të vazhduar ëndrrën Evropë”, transmeton Supersport.

Tifozët e Atalantas në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Napolit, organizojnë pritje madhështore në aeroport për Berishën dhe të tjerët (Video)
Lexo po ashtu Tifozët e Atalantas në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Napolit, organizojnë pritje madhështore në aeroport për Berishën dhe të tjerët (Video)

Për Berishën pika e fortë e skuadrës së tij është forca e grupit.

“Tani njihemi mirë të gjithë, e dimë çfarë dëshiron trajneri, pasi falë Gasperinit luajmë thjeshtë dhe gabojmë pak”.

“Nuk duhet të ndalemi më. Do të kemi një betejë me Fiorentinën të dielën dhe duhet të jemi gati”, përfundoi portieri prishtinas.

Në trend Sport

Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori