LAJMI I FUNDIT:

Berisha i bën thirrje BE-së të tërheqë mbështetjen për reformën e drejtësisë në Shqipëri

Berisha i bën thirrje BE-së të tërheqë mbështetjen për reformën e drejtësisë në Shqipëri

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka kritikuar ashpër reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si një dështim të madh për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Në një deklaratë të fundit, Berisha i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere të rishikojnë mbështetjen për një drejtësi të cilën ai e cilësoi “të kriminalizuar” dhe nën kontrollin e plotë të qeverisë shqiptare.

Berisha theksoi se, që prej reformës, ka ndodhur një përkeqësim dramatik në të drejtat civile dhe drejtësinë penale, duke sjellë si shembull rënien e Shqipërisë nga vendi i 55-të në vendin e 101-të për të drejtat civile. Po ashtu, sipas tij, Shqipëria ka humbur vendin e saj më të favorshëm edhe në fushën e mosndërhyrjes së qeverisë në vendimet civile, ku para reformës pozicionohej në vendin e 65-të, ndërsa sot renditet në vendin e 110-të, shkruan A2.


Në drejtësinë penale, Berisha tha se Shqipëria ka rënë nga vendi i 46-të në vendin e 92-të, duke humbur 46 pozicione. “Ky është një tregues dramatik i shndërrimit të drejtësisë në një degë ekzekutivi,” u shpreh ai.

Për më tepër, Berisha shprehu shqetësimin për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, duke përmendur se Shqipëria ka humbur pozita të rëndësishme, duke u renditur pas shteteve si Vietnami, Bangladeshi, dhe Nigeria.

Në fund, Berisha i bëri thirrje Parlamentit Europian dhe Komisionit të Venecias të rishikojnë reformën e drejtësisë, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë t’u garantohet një proces ligjor i drejtë, dhe drejtësia të shkëputet nga ndikimi politik, duke u kthyer në një sistem të mbështetur vetëm në ligj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori